Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt janë raportuar 17 raste të vjedhjeve dhe një grabitje. Po ashtu janë raportuar edhe 5 raste të dhunës në familje.
“Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 17 raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur si vijon: 11 raste në Ferizaj, 2 raste në Kaçanik, 2 raste në Shtime, 1 rast në Shtërpcë, 1 rast në Hani Elezit. Ndërsa në Ferizaj ka ndodhur edhe 1 grabitje.”
“Në rajonin e Ferizajt janë raportuar 5 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur si vijon: 2 raste në Ferizaj, 2 raste në Shtime, 1 rast në Shtërpcë.”
Gjithashtu janë arrestuar 26 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.