string(83) "numerohen-203-nga-405-kuti-ne-shkoder-pd-kryeson-e-ndjekur-nga-ps-psd-force-e-trete"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 12:54

Numërohen 203 nga 405 kuti në Shkodër, PD kryeson e ndjekur nga PS, PSD forcë e tretë

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 12:54

Në qarkun e Shkodrës, deri tani janë numëruar 203 nga 405 kutitë e votimit. Sipas rezultateve të deritanishme, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore kryeson me 19.037 vota, që përbën 40.20% të totalit.

Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 16.991 vota, ose 35.88%, duke pasuar PD-në. Pjesa tjetër e partive ka marrë mbështetje më të vogël, me Partinë Socialdemokrate që ka siguruar 8976 vota (18.95%) dhe Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet me 617 vota (1.30%).

Lëvizja Bashkë ka marrë 252 vota (0.53%), ndërsa Lëvizja Atdheu ka marrë vetëm 37 vota (0.08%). Pjesa tjetër e partive ka siguruar mbështetje të vogël, duke përfshirë Aleancën Kombëtare Shqiptare me 49 vota (0.10%) dhe Partinë Aleanca Demokracia e Re, që ka marrë 14 vota.