Pas sezonit pozitiv, Ramiz Sadiku e vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Alban Dragusha
Futboll
Gazeta Express
12/05/2025 12:01
Ramiz Sadiku po e kalon një sezon mjaft pozitiv në Ligën e Parë.
Ekipi prishtinas aktualisht gjendet në pozitën e tretë në Grupin B, natyrisht pa gjasa për t’u inkuadruar në Superligë, por që ky vend mund të konsiderohet i kënaqshëm për këtë skuadër.
E për këtë arritje sigurisht që meritat më të mëdha i ka trajneri Alban Dragusha, shkruan “Gazeta Express”.
Për këtë, drejtuesit e klubit e kanë shpërblyer ish-futbollistin e njohur dhe trajnerin e ri me kontratë të re.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e klubit kryeqytetas. /Gazeta Express