Zgjedhjet në Shqipëri/ Shpallet rezultati përfundimtar i votimeve elektronike në Vorë
Shqiperi
Gazeta Express
12/05/2025 11:51
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot rezultatin përfundimtar për bashkinë Vorë, ku u zhvillua procesi i votimit dhe numërimit elektronik të votave.
Sipas të dhënave të KQZ-së, Partia Socialiste ka fituar 8.082 vota ose 57.09% në total.
Partia e dytë renditet Partia Demokratike – Koalicioni Shqipëria Madhështore, e cila ka marrë 4.803 vota ose 33.93%.