string(58) "lodhen-numeruesit-nderpritet-numerimi-i-votave-ne-pogradec"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 10:09

Lodhen numëruesit, ndërpritet numërimi i votave në Pogradec

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 10:09

Është ndërprerë numërimi i votave në KZAZ 70 në Pogradec. A2 CNN mëson se në unanimitet anëtarët e kësaj KZAZ-je kanë vendosur ndërprerjen totale të numërimit deri në orën 12:00.

Shkak për ndërprerjen është bërë lodhja e numëruesve dhe mos paraqitja e numëruesve zëvendësues.

Deri më tani në qarkun e Korçës janë numëruar 171 nga 422 kuti, ku në avantazh është PS me 55% të votave, kurse PD 35%. /A2