Numërohen 127 nga 405 kuti në Shkodër, PD kryeson e ndjekur nga PS, PSD forcë e tretë - Gazeta Express
string(83) "numerohen-127-nga-405-kuti-ne-shkoder-pd-kryeson-e-ndjekur-nga-ps-psd-force-e-trete"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 9:04

Numërohen 127 nga 405 kuti në Shkodër, PD kryeson e ndjekur nga PS, PSD forcë e tretë

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 9:04

Në qarkun e Shkodrës, deri tani janë numëruar 127 nga 405 kutitë e votimit. Sipas rezultateve të deritanishme, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore kryeson me 12.066 vota, që përbën 40.96% të totalit.

Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 10.365 vota, ose 35.19%, duke pasuar PD-në. Pjesa tjetër e partive ka marrë mbështetje më të vogël, me Partinë Socialdemokrate që ka siguruar 5572 vota (18.92%) dhe Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet me 419 vota (1.42%).

Lëvizja Bashkë ka marrë 139 vota (0.47%), ndërsa Lëvizja Atdheu ka marrë vetëm 25 vota (0.08%). Pjesa tjetër e partive ka siguruar mbështetje edhe më të vogël, duke përfshirë Aleancën Kombëtare Shqiptare me 1 votë (0.11%) dhe Partinë Aleanca Demokracia e Re, që ka marrë 9 vota.

Advertisement
Advertisement
Advertisement