Numërimi i votave ka nisur në pothuajse të gjitha qarqet e vendit, pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 1273 qendra votimi, nga 5225.
PS ka marrë në rang vendi 169063 vota ose 53 përqind, kundrejt 108623 votave të PD-ASHM, 34.03 përqind. PSD ka marrë 12,028 vota, ose 3.77 përqind, Koalicioni Nisma Bëhet 11,036 vota, ose 3.52 përqind dhe Partia Mundësia, 8417 vota ose 2.56 përqind.
Tiranë – PS 48.11 përqind , PD 34.88 përqind
Fier – PS 63.56 përqind, PD 25.31 përqind
Elbasan – PS 61.13 përqind , PD 28.71 përqind
Durrës – PS 52.87 përqind , PD 39.81 përqind
Berat – PS 58.39 përqind, PD 30.79 përqind
Korçë – PS 56.37 përqind, PD 34.22 përqind
Lezhë – PS 44.43 përqind, PD 43.72 përqind
Kukës – PD 53.25 përqind, PS 30.49 përqind
Shkodër – PD 40.97 përqind, PS 35.30 përqind
Gjirokastër – PS 63.71 përqind, PD 28.51 përqind
Vlorë – PS 58.29 përqind, PD 27.97 përqind
Dibër – PS 59.18 përqind, PD 36.70 përqind
Sipas projeksioneve të deritanishme, PS ka 83 mandate, PD 51 mandate, PSD 3 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Mundësia 1 mandat.