string(87) "lufte-e-madhe-per-vendin-e-trete-dhe-mbijetese-rezultatet-e-dites-se-sotme-ne-superlige"

Sport

Gazeta Express

11/05/2025 18:12

Luftë e madhe për vendin e tretë dhe mbijetesë, rezultatet e ditës së sotme në Superligë

Sport

Gazeta Express

11/05/2025 18:12

Ferizaj dhe Prishtina nuk kanë arritur t’i fitojnë ndeshjet e tyre në shtëpi të dielën. Ferizaj humbi nga Ballkani 3:2, ndërsa Prishtina pësoi disfatë nga Gjilani 2:1.

Ndeshjet e xhiros së 34-t u zhvilluan në ditën dhe terminin e njëjtë.

Ndërkohë, Malisheva nuk ka gabuar përballë Feronikelit 74. Mposhti në shtëpi ekipin nga Drenasi me rezultat minimal, 1:0.

Me fitore Malisheva ka ruajtur vendin e tretë. Pozita e tretë siguron paraqitjen në Ligën e Konferencës në edicionin e ardhshëm.

Malisheva është në vendin e tretë me 52 pikë. Tri pikë më pak kanë Gjilani i vendit të katërt dhe Ferizaj, që zë pozitën e pestë. Prishtina bie në vendin e shtatë me 44 pikë pas humbjes nga Gjilani.