Shqipëria ka 245 mijë votues në diasporë, si numërohen votat e tyre
Lajme
Gazeta Express
11/05/2025 17:06
E drejta e votës i përket 3.7 milionë shqiptarëve. 245 mijë persona votojnë nga diaspora. Vota e diasporës do të numërohet në qarkun nga i cili vjen votuesi. Kjo do të bëjë që të numërohen paralelisht edhe vota e diasporës, edhe e qarkut.
Për zarfet që konstatoheen se kanë parregullsi, janë lënë në një vend të posaçëm të vendosur në kuti që nga pamja e jashtme duken që nuk përputhen me rregulloren e KQZ. Ato janë lënë në një hapësirë të veeçantë për t’u verifikuar nëse gjithçka është në rregull dhe vota është e vlefshme. Kjo do të mësohet kur të nisë procesi i numërimit të votës.