“El Clasico” e sotme ka prodhuar gjashtë gola vetëm në pjesën e parë.
Barcelona po avancon 4-2 pas 45-minutëshit të parë, shkruan Gazeta Express.
Real Madridi ishte i pari që shënoi dy gola në 16 minutat e parë, dy golat përmes Kylian Mbappes.
Më pas, Barcelona u vu në aksion, duke shënuar katër gola të tjerë.
Fillimisht, Eric Garcia shënoi për 1-2, derisa Yamal e barazoi 2-2.
Raphinha shënoi dy golat e radhës, për 3-2 dhe 4-2./GazetaExpress/