Qytetarët ngecin në trafik, votimi në Vlorë pengohet nga Giro d’Italia
Shqiperi
Gazeta Express
11/05/2025 13:49
Qyteti i Vlorës është përfshirë sot nga një bllokim i rëndë trafiku, duke shkaktuar kaos në qarkullim dhe vështirësi serioze për qytetarët që po përpiqen të shkojnë në qendrat e votimit.
Shkak për këtë situatë është mbyllja e disa rrugëve kryesore për zhvillimin e etapës shqiptare të “Giro d’Italia”. Ndërsa aktiviteti sportiv po zhvillohet në një atmosferë festive, efektet e tij anësore po pengojnë procesin zgjedhor.
Automjetet kanë mbetur të bllokuara për orë të tëra në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit. Qytetarët raportojnë se ndodhen në radhë të gjata dhe nuk mund të arrijnë në qendrat e votimit në kohë, ndërkohë që rruget alternative janë gjithashtu të tejmbushura dhe vështirë të kalosh.