string(80) "shaqiri-magjik-hat-tricku-i-tij-dergon-gjithnje-e-me-afer-baselin-drejt-titullit"

Futboll

Gazeta Express

10/05/2025 22:58

Shaqiri magjik, hat-tricku i tij dërgon gjithnjë e më afër Baselin drejt titullit

Futboll

Gazeta Express

10/05/2025 22:58

Xherdan Shaqiri elektrizon futbollin zviceran me një hat-trick të pastër brenda 9 minutash, teksa FC Basel përmbys Luganon me një lojtar më pak, në një nga ndeshjet më të çmendura të sezonit.

Nëse Servette nuk fiton të dielën ndaj Young Boys, atëherë Baseli do të shpallet kampion i Zvicrës për herë të 21-të në histori dhe për herë të parë pas tetë vitesh.

Një ndeshje që nuk ndjek rregullat e logjikës

Baseli mbeti me një lojtar më pak në minutën e 42-të kur Albian Ajeti u përjashtua me të kartonin e dytë të verdhë pas dy episodeve të diskutueshme. Ndërsa pritet që skuadra të kthehet në mbrojtje, ndodh e kundërta: Shaqiri shpërthen!

Në minutën e 48-të Shaqiri nga një hapësirë e vogël jashtë zone, bën një gjuajtje precize e barazon rezultatin në 1:1.

Minuta 51 dhe pas një rikuperimi të Schmid, Shaqiri godet menjëherë dhe e çon topin në rrjetë për 1:2.

Në minutën e 75-të, Kade shkatërron mbrojtjen e Luganos dhe pason për Shaqirin që e dërgon lehtësisht në rrjetë për 1:3. Një hat-trick brenda 9 minutash, i pastër, në një ndeshje me 10 lojtarë!

Por nuk ndalet me kaq. Lugano dorëzohet plotësisht dhe Baseli shënon edhe dy herë të tjera për të mbyllur ndeshjen me një rezultat të thellë 1:5.

Fillim tronditës dhe karton i kuq i diskutueshëm

Ndeshja kishte nisur me një ritëm të çmendur:

Uran Bislimi shënoi që në minutën e dytë të ndeshjes pasi mori një pasim të mirë nga Zanotti.

Albion Ajeti përfitoi nga një ndërhyrje e dobët e portierit Osigwe dhe barazoi rezultatin në minutën e katër.

Por momenti i diskutueshëm vjen në fund të pjesës së parë.

Ajeti ndëshkohet me dy karton të verdhë, i dyti për një kontakt të pavullnetshëm me fytyrën e Hajdarit. Një vendim i ashpër, por që – çuditërisht – nuk ndikon fare në rrjedhën e ndeshjes.

Tani sytë janë nga Gjeneva

Të dielën, nëse Servette nuk arrin të fitojë ndaj Young Boys, atëherë Baseli shpallet zyrtarisht kampion. Festimet në Barfüsserplatz do të shpërthejnë, dhe pas 8 vitesh pritjeje, “Basel” janë pranë fitimit të kampionatit zviceran. /GazetaExpress/