Materialet zgjedhore gati për shpërndarje në rrethin e Bulqizës
Shqiperi
Gazeta Express
10/05/2025 12:10
Më pak se 24 orë na ndajnë nga nisja e votimit për zgjedhjet parlamentare. Komisioni i KZAZ me nr 18 në rrethin e Bulqizës ka nisur shpërndarjen e bazës materiale për procesin zgjedhor, si kutitë me materiale zgjedhore, fletët e votimit, vulat që do të përdoren nga komisionet e qendrave te votimit, vulat me kodet e sigurisë e të tjerë.
Kryetari i KZAZ të rrethit Bulqizë, Kujtim Kërkurti ka thënë se procesi i bazës materiale të zgjedhjeve të nesërme ka nisur pa probleme për 49 qendra të votimit që i përkasin rrethit të Bulqizës.
Gjithashtu ka shprehur se janë plotësuar të gjithë dokumentacionet për komisionarët që do të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme.