string(118) "ne-bashkepunim-me-laert-haxhiun-dhe-orges-bilbilin-vrane-besnik-hiden-arrestohet-ne-greqi-51-vjecari-pritet-ekstradimi"

Shqiperi

Gazeta Express

10/05/2025 11:44

Në bashkëpunim me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin vranë Besnik Hidën, arrestohet në Greqi 51-vjeçari, pritet ekstradimi

Shqiperi

Gazeta Express

10/05/2025 11:44

Kapet në Pire, Greqi, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, shtetasi Ardian Ahmetaj, i cili ne vitin 2019 ne Lushnje ne bashkëpunim me Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili kane vrare me arme zjarri shtetasin Besnik Hida.

Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor ndërkombëtar “The Wanted”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pjesëtar i një grupi kriminal.

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion për një shtetas të kërkuar që fshihej në Greqi dhe menjëherë, nëpërmjet Interpol Tiranës, kanë bashkëpunuar me homologët grekë për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e personit me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve në kohë reale mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe homologëve grekë, në Pire, Greqi, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u lokalizua, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi A. A., 51 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”.

Ky shtetas, dyshohet se në vitin 2019, në Lushnjë, në bashkëpunim me shtetasit L. H. dhe O. B., kanë vrarë me armë zjarri shtetasin B. H.