string(55) "autor-i-disa-grabitjeve-ne-tirane-arrestohet-40-vjecari"

Shqiperi

Gazeta Express

10/05/2025 10:37

Autor i disa grabitjeve në Tiranë, arrestohet 40-vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

10/05/2025 10:37

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet si autor i disa vjedhjeve në kryeqytet gjatë muajit Prill dhe Maj.

40-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur shuma parash dhe sende/artikuj të ndryshëm në 5 dyqane, si dhe ka tentuar të vjedhë në 1 dyqan tjetër.

Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari, teksa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Quick Response”. Zbardhen 6 vjedhje/tentativa për vjedhje të dyqaneve, të kryera gjatë muajit prill dhe maj. Identifikohet dhe vihet në pranga 40-vjeçari, i dyshuar si autori i tyre. 40-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas provave të siguruara nga puna hetimore dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, finalizuan operacionin e koduar “Quick Response”.

Në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi A. D., 40 vjeç, banues në Ksamil, me precedent të mëparshëm penal. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur shuma parash dhe sende/artikuj të ndryshëm në 5 dyqane, si dhe ka tentuar të vjedhë në 1 dyqan tjetër. Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.