string(44) "rama-largohem-nga-politika-kur-ta-vendos-une"

Shqiperi

Gazeta Express

10/05/2025 10:26

Rama: Largohem nga politika kur ta vendos unë

Shqiperi

Gazeta Express

10/05/2025 10:26

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste u shpreh sot se do ta vendosë vetë se kur do të largohet nga politika.

I ftuar në një studio televizive, Rama u shpreh se PS ka aktualisht 74 mandate dhe nuk ka asnjë qark ku mund të humbasë një mandat.

“Nga këto që kemi, nëse marrim Kukësin kemi një mandat aritmetikisht, nuk e humbim dot. Në Shkodër ne kemi 3 nga 11, rezultatin më të keq të mundshëm herën e kaluar. Me çfarë ka sot Shkodra dhe rezultatet e sondazheve tona ne minimumi marrim 1 plus. Në Lezhë nuk po them se mund ta përmbysim, po të rrimë ashtu siç është. Por nuk e humbim dot. Në Tiranë janë shtuar dy deputetë dhe sot jemi 18, nuk humbim mandat në Tiranë edhe nga sondazhet dhe anketimet tona. Në Durrës nuk ka shans ta humbim mandatin e tetë, mund të marrim të nëntin. Në Elbasan e sigurt që do të marrim një më shumë. Në Fier do kthejmë mandatin e 10-të. Mund të ketë lëvizje në Vlorë dhe të tjerat do rrinë stabël”, tha Rama, ndërsa parashtroi projeksionet e PS-së për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Rama tha se “dy rrugë ka që unë të largohem nga zyra e kryeministrit: Të më votojnë kundër, nuk diskutohet që jo kryeministër, por nuk ka asnjë shans të bëj “bufin socialist të kënetës”. Por unë do iki kur do ta vendos unë. Kur ta vendos unë do iki nga politika”.

Ndërkohë për kreun e PD-së Sali Berisha, Rama tha se “nuk është doktor, por ka kohë që është pacient”.

“Fakti që ju nuk e ndihmoni si pacient, hyni në gjynah shumë të madh. Merr një burrë plak që nuk ka kapacitete të lidhi mendimin, i pashpresë, ka hallin e damkave që ka marrë”, tha ai.