string(65) "pamje-nga-vendi-ku-pati-te-shtena-me-arme-zjarri-dje-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

10/05/2025 7:48

Pamje nga vendi ku pati të shtëna me armë zjarri dje në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

10/05/2025 7:48

Gazeta Express ka siguruar pamje të vendit ku dje pati të shtëna me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi”,  në Prishtinë- rrugë që ndodhet mbrapa shkollës “Pavarësia”.

Aty dje u panë disa policë që e kishin bllokuar pjesën e rrugës ku kishte ndodhur rasti.

Rastin e ka konfirmuar për Express dje zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes sapo është marrë informata për të shtëna me armë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 15:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugë ‘Astrit Rrushi’ në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar,” ka deklaruar Ahmeti.

Ajo njoftoi më tej se hetuesit policor kanë nisur një hetim për të sqaruar rrethanat e rastit dhe janë në kërkim të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar.

“Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe po punojnë për arrestimin e personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar,” përfundoi Ahmeti. /GazetaExpress/