Sonte kryeministri Edi Rama teksa mbylli fushatën elektorale ka bërë etiketime për kundërshtarët e tij politikë.
“Në Kukës në mos e marshim edhe një, nuk kanë si na e marrin atë një që kemi. Se nuk e lejon aritmetika, ajo që unë kam mësuar në Lice, jo ajo 7×7= 6 milionë, apo ajo 50 mijë ranë në 60 mijë.
Në Shkodër kemi 3 mandate nga 11. Më pak nuk ka ku të shkojë, pse do ta humbim edhe një tjetër? Apo mos vallë kryetari i Bashkisë anti-komunisti lëkurë gri, Bardh hardhuca, ai që mundi Benet Becin dy vjet më parë po e transformon Shkodrën nga një vend plehrash dhe pluhurash të mbledhura në 3 dekada qeverisje të PS-së për Shkodrën, në një vend të denjë për vizionin europian të demokratëve. Unë them se me çfarë kemi bërë ne dy vjet për Shkodrën bashkë me Benetin është normale që të pretendojmë një mandat plus, edhe pse të gjithë sondazhet thonë 2.
Në Lezhë kemi 3 mandate nga 7. Që ta humbim një tjetër duhet që Lezha të dielën të gdhihet me bindjen se ndryshimet e mëdha në Lezhë dhe rilindja e Laçit janë meritë e vjershëtorit personal të bufit të kënetës, kryebashkiakut faqekuq Kameleon Gjekmarkaj. Kjo zorr të ndodhë, por më e mundur është të ndodhë që Kameleon vjershëtori ta humbë një mandat dhe ta marrim ne.
Në Durrës kemi 8 mandate dhe mund të humbim një vetëm nëse njerëzit kuptojnë tani në fund do kuptojnë që fuqia e vërtetë e ndryshimit të Durrësit është kryebashkiaku dyll i verdhë Oerd gjinkalla, i cili e ka kthyer Durrësin në kantier me mbështetjen e SHQUP-it dhe nën kujdesin e atit të tij shpirtëror, bufit të kënetës. 8 mandate në Durrës nuk i lëviz dot as topi. Tulla e 6 e kënetës është duke rënë.
Mandati i 9 i Elbasanit na shpëtoi për një fije para 4 vjetësh, prandaj nëse zgjedhësit atje nuk do ta marrin vesh deri të dielën që edhe Formula 1 do ta sjellë në Elbasan pasardhësi i Luçiano Fake Pavarotit, Ludovik Bej Alizoti, edhe një plus në Elbasan hyn pa asnjë zorr në minimumin tonë të 11 majit.
Një tjetër do të jetë Fieri ku nëse fierakët nuk do tia dinë për nder kënetës që i shpëtoi nga kanceri i Gjanicës, Gazi i Botës atje nuk ka asnjë shans ta ndalojë mandatin e 10 që të kthehet në shtëpinë tonë” tha ai.