string(100) "vendi-me-zhvillimin-me-te-madh-djali-i-thacit-i-jep-mbeshtetje-edi-rames-para-zgjedhjeve-te-11-majit"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 21:08

‘‘Vendi me zhvillimin më të madh’’: Djali i Thaçit i jep mbështetje Edi Ramës para zgjedhjeve të 11 majit

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 21:08

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur mbështetje për kryeministrin shqiptar Edi Rama për zgjedhjet e ardhshme që do të zhvillohen të dielën, më 11 maj.

Në një postim në Instagram Story, Endrit Thaçi theksoi se Shqipëria, nën udhëheqjen e Ramës, ka arritur zhvillimin më të madh ekonomik, turistik dhe kulturor në rajon.

Ai gjithashtu ka shkruar se përpjekjet e Shqipërisë për të bërë hapa të sigurt drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

“Shqipëria, me Edi Ramën kryeministër, është vendi me Zhvillimin më të madh ekonomik, turistik e kulturor në rajon. Tani, me hapa të sigurt, po shkon dreit anëtarësimit në vitin 2030 në Bashkimin Evropian! Te dielen votoni për nr.5”, ka shkruar ai.