string(55) "aksident-mes-dy-kamioneve-ne-drenas-lendohen-dy-persona"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 18:17

Aksident mes dy kamionëve në Drenas, lëndohen dy persona

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 18:17

Një aksident ka ndodhur pak më parë në komunën e Drenasit, më saktësisht në fshatin Zabel i Ulët.

Kjo është bërë e ditur për Gazetën Express, nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

‘‘Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në fshatib Zabel i ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete(kamionë).

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, ka thënë Policia. /GazetaExpress