string(57) "starmer-mbeshtetja-per-ukrainen-fokus-absolut-i-britanise"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 18:02

Starmer: Mbështetja për Ukrainën, fokus absolut i Britanisë

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 18:02

Kryeministri britanik Keir Starmer, ka thënë se mbështetja për Ukrainën është “fokus absolut” i Britanisë.

Pas një samiti ushtarak në Novergji në të cilin po merrte pjesë, Starmer tha se përparësia kryesore e grupit të udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar ishte mbrojtja e vlerave “të fituara me vështirësi” gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe vazhdimi i mbështetjes së Kievit.

The Guardian raporton se duke folur për mediat, kryeministri u pyet edhe për paradën e mbajtur në Moskë për shënimin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ku ai u përgjigj duke thënë se:

“Mesazhi i udhëheqësve këtu është shumë, shumë i qartë, dhe ky është se ne jemi të përqendruar në Ukrainë. Dhe aty është fokusi ynë absolut – me Ukrainën, duke mbrojtur vlerat që dje në Ditën e Fitores në Evropë po i kujtonim dhe përkujtonim, të cilat u fituan me vështirësi në Luftën e Dytë Botërore.”