Manchester United ka hasur në konkurrencë të fortë për transferimin e sulmuesit të Wolves, Matheus Cunha, pasi Arsenal dhe Newcastle United kanë hyrë në garë për firmën e brazilianit.
Cunha, 25 vjeç, ka shkëlqyer këtë sezon me 17 gola dhe 6 asistime në 33 paraqitje, dhe ka një klauzolë lirimi prej 62.5 milionë paund që do të bëhet aktive në fund të sezonit.
Gazetari i The Athletic, David Ornstein, konfirmoi se United ka bërë një ofertë dhe po punon për të arritur marrëveshjen për kushtet personale, por asgjë nuk është zyrtarizuar ende.
Ndërkohë, Football Insider raporton se përfaqësuesit e Cunha-s pritet të takohen me Arsenalin, që po tenton të rrëmbejë transferimin në momentet e fundit.
Edhe Newcastle United ka shprehur interes, dhe një faktor vendimtar do të jetë kualifikimi në Champions League – një garë ku aktualisht janë më afër Arsenal dhe Newcastle, ndërsa United ka shansin ta sigurojë vendin vetëm nëse fiton finalen e Europa League kundër Tottenhamit këtë muaj.
Tre alternativa në listën e United nëse dështon Cunha
Sipas Ornstein, Manchester United ka edhe tre objektiva të tjerë në rast se nuk sigurojnë firmën e brazilianit:
Bryan Mbeumo (Brentford) – 18 gola dhe 8 asistime këtë sezon, Antoine Semenyo (Bournemouth) – formë solide me “Cherries” dhe Tyler Dibling (Southampton) – vetëm 19 vjeç, por me shumë potencial për të ardhmen.
United ka në plan të përforcojë repartin ofensiv me emra të rinj dhe eksplozivë – një nevojë urgjente pas sezonit të vështirë në Premier League. /GazetaExpress/