string(75) "25-vjecari-nga-shtimja-gjeti-nje-kulete-me-160-euro-dhe-e-dorezoi-ne-polici"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 16:45

25-vjeçari nga Shtimja gjeti një kuletë me 160 euro dhe e dorëzoi në polici

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 16:45

25 vjeçar G.Z. nga fshati Davidoc i Shtimjes ka gjetur një kuletë me para në Shtime dhe e ka dorëzuar në polici.

Në prezencën e tij dhe të zyrtarëve policorë, u konstatua se në portofol ndodheshin 160 dhe dokumente personale.

“Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i B.F nga Shtimja. Policia kontaktoi pronarin, i cili erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe paratë iu kthyen me procesverbal”, njoftoi policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka shprehur mirënjohje për qytetarin G. Z, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare./Express/