Putini propagandon në 80 vjetorin e "Ditës së Fitores": Populli e mbështet "operacionin special" në Ukrainë - Gazeta Express
string(65) "putini-shfaq-fuqine-ushtaret-ruse-e-kinez-bashke-ne-sheshin-e-kuq"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 14:11

Putini propagandon në 80 vjetorin e “Ditës së Fitores”: Populli e mbështet “operacionin special” në Ukrainë

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 14:11

Në shënimin e 80 vjetorit të humbjes së Gjermanisë naziste, trupat ruse e kineze kanë marshuar bashkë në Sheshin e Kuq të Moskës.

Pas disa festimeve më të reduktuara dhe me më pak mysafirë gjatë viteve të kaluara, këtë të premte Vladimir Putin foli para një parade të madhe ushtarake, fillimisht për Gjermaninë naziste e më pas duke propaganduar për luftën në Ukrainë.

“Bashkimi Sovjetik mori përsipër goditjet më të egra dhe të pamëshirshme të armikut”, tha presidenti rus për fitoren ndaj Gjermanisë naziste, përpara se të vazhdonte fjalën për pushtimin e Ukrainës, duke thënë se mbështetet nga populli rus.

“E vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë. I gjithë vendi, shoqëria dhe populli mbështesin pjesëmarrësit e operacionit të posaçëm ushtarak”, është shprehur Putin, duke përdorur termin e preferuar të Kremlinit për të përshkruar luftën.

Raportohet se parada e këtij viti ka mirëpritur numrin më të lartë të krerëve të huaj që nga viti 2015 – të paktën 27 – përfshirë udhëheqësit e Brazilit, Sllovakisë dhe Serbisë, me Moskën që e paraqiti pjesëmarrjen si provë se nuk është e izoluar, madje edhe katër vjet pas fillimit të luftës së saj në Ukrainë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement