string(73) "nga-perplasjet-te-kompromisi-trump-sinjalizon-ulje-te-tarifave-ndaj-kines"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 13:30

Nga përplasjet te kompromisi, Trump sinjalizon ulje të tarifave ndaj Kinës

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 13:30

Presidenti amerikan Donald Trump, ka lënë të kuptohet se tarifat amerikane për mallrat nga Kina mund të ulen, ndërsa zyrtarët e lartë të tregtisë nga dy ekonomitë më të mëdha të botës do të zhvillojnë bisedime.

“Nuk mund të rriten më shumë. Është në 145, kështu që e dimë se po ulen”, është shprehur Trump, referuar taksave të reja të importit të vendosursa ndaj Kinës deri në 145%.

Komentet e Trump për Kinën, u bënë gjatë njoftimit për marrëveshjen e re tregtare me Mbretërinë e Bashkur – marrëveshja e parë që kur ai goditi shumë vende anembanë botës me tarifa të larta.

E nga ana tjetër, zëvendësministrja e Jashtme e Kinës, Hua Chunying, gjithashtu ka shprehur besim, duke thënë se Pekini ka “besim të plotë” në aftësinë e tij për të menaxhuar çështjet tregtare me ShBA-në.

Sipas BBC-së, takimi i dy fuqive, që do të mbahet këtë fundjavë në Zvicër është sinjali më i fortë i dërguar deri tani se palët janë gati për të ulur tensionet në një luftë tregtare që ka lëkundur tregjet financiare.

Një koment ka pasur edhe nga Dan Wang nga kompania e konsulencës për rreziqet politike Eurasia Group, i cili ka thënë se zyrtarët e Uashingtonit dhe Pekinit janë “nën ekonomik në rritje”.