Gërvalla: Nëse AAK ka argumente le ta çojnë rastin në Kushtetuese, le të sqarohet se a ka shkelje apo jo - Gazeta Express
string(102) "gervalla-nese-aak-ka-argumente-le-ta-cojne-rastin-ne-kushtetuese-le-te-sqarohet-se-a-ka-shkelje-apo-jo"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 11:26

Gërvalla: Nëse AAK ka argumente le ta çojnë rastin në Kushtetuese, le të sqarohet se a ka shkelje apo jo

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 11:26

Deputetja e LVV-së, Donika Gërvalla, ka thënë se e fton AAK-në që nëse kanë argumente të mjaftueshme, që të çojnë në Gjykatë Kushtetuese përpjekjen e LVV-së për të ndryshuar metodën e votimit për kryetar të Kuvendit, shkruan Express.

Gërvalla ka thënë se AAK apo kushdo qoftë që mendon se ka shkelje, të nxitojnë e ta çojnë rastin në Kushtetuese dhe të mos e mbajnë pezull si proces.

“E ftoj AAK-në nëse kanë argumente të mjaftueshme, që të çojnë në Gjykatë Kushtetuese. Ai që mendon se ka shkelje, duhet ta dorëzojë në Kushtetuese sepse vetëm kështu vërtetohet a ka shkelje  apo jo. Ne mendojmë se kjo është propagandë për të arsyetuar bllokadën, por nëse AAK apo kushdoqoftë që mendon se ka shkelje të Kushtetutës duhet të nxitojnë dhe jo ta mbajnë pezull këtë proces”, ka thënë Gërvalla./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement