Bajqinovci insiston se bllokadën në Kuvend është duke e bërë opozita, e jo Lëvizja Vetëvendosje
Lajme
Gazeta Express
09/05/2025 10:25
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka vazhduar me insistimin se bllokadën e Kuvendit është duke e bërë opozita dhe jo LVV.
Sipas tij reflektimi duhet të vijë nga opozita.
“Nuk ka si të veproj do ta bëjmë prezantimin ashtu siç e kemi bërë edhe më herët, kandidaten tonë qysh e thotë edhe kushtetuta që partia më e madhe në vend e propozon emrin, në këtë rast është Albulena Haxhiu, do ta procedojmë më tutje po presim që të reflektoj opozita. Mendoj që bllokadën është duke e bërë opozita jo Lëvizja Vetëvendosje dhe në këtë rast reflektimi duhet të vij nga opozita”, tha ai. /rtv21