Haziri: Letra e Kurtit ishte politike, Abdixhiku na ka pyetur të gjithëve për letrën drejtuar VV-së - Gazeta Express
string(97) "haziri-letra-e-kurtit-ishte-politike-abdixhiku-na-ka-pyetur-te-gjitheve-per-letren-drejtuar-vv-se"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 7:33

Haziri: Letra e Kurtit ishte politike, Abdixhiku na ka pyetur të gjithëve për letrën drejtuar VV-së

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 7:33

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar shkëmbimin e letrave mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar letrën e Albin Kurtit si një veprim me prapavijë politike.

Haziri theksoi se LDK i trajton me seriozitet të gjitha iniciativat dhe se kryetari Lumir Abdixhiku ka konsultuar gjithë strukturat e brendshme për përgjigjen ndaj VV-së.

“Te ne vendimet merren në zyrë, jo në media,” tha Haziri, duke nënvizuar se procesi ka kaluar përmes kanaleve institucionale të partisë.

”Te ne vendimet merren vetëm në zyre, letra e Kurtit drejtuar LDK-së ka pasur qëllime politike. Abdixhiku e ka trajtuar seriozisht letrën na ka pyetur të gjithëve. Letra është diskutu dhe është draftu dhe është përcjell përmes kanaleve të LDK-së per letrat e shkembyera permes LDK-se dhe VV-së”, tha Haziri në RTV21

Advertisement
Advertisement
Advertisement