string(43) "edhe-lulzim-peci-i-llapit-perfundon-ne-qkuk"

Sport

Gazeta Express

08/05/2025 22:03

Edhe Lulzim Peci i Llapit përfundon në QKUK

Sport

Gazeta Express

08/05/2025 22:03

Pas Oltion Bilallit – lojtar i Gjilanit – që po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas një lëndimi të rëndë, edhe një lojtar tjetër i Superligës ka përfunduar në spital.

Bëhet fjalë për Lulzim Pecin të Llapit, i cili po ashtu u lëndua rëndë gjatë ditës së sotme, në ndeshjes Llapi – Ferizaj.

Edhe Peci ka pësuar lëndim serioz në kokë dhe ka bërë CT-në me udhëzim të mjekut.

Lëndimi i tij erdhi pas një dueli me sulmuesin e Ferizajt, Abdeen Abdul, me ç’rast ka pësuar një frakturë në hundë dhe i është shkaktuar gjakderdhje dhe disa komplikime tjera.

“Klubi Futbollistik Llapi njofton opinionin se futbollisti ynë, Lulzim Peci, ka pësuar frakturë në hundë gjatë ndeshjes së sotme kundër FC Ferizaj, pas një goditjeje të rrezikshme me dorë të hapur nga lojtari kundërshtar Abdeen Abdul.

Si pasojë e goditjes, Peci ka pësuar gjakderdhje dhe komplikime, çka ka detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të stafit mjekësor. Pas përfundimit të ndeshjes, ai është transportuar me autoambulancë drejt QKUK-së, ku ka kryer ekzaminime të detajuara, përfshirë CT të kokës.

Gjendja e futbollistit është aktualisht stabile, ndërsa pranë tij po qëndrojnë anëtarët e klubit, stafi mjekësor dhe bashkëlojtarët.

KF Llapi i dëshiron shërim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë në fushën e blertë futbollistit tonë”, thuhet në njoftimin e Llapit./GazetaExpress/