Në një rrëfim personal në emisionin “Canapé”, Rita Behadini foli për një periudhë të vështirë në jetën e saj private, duke zbuluar arsyen e ndarjes nga partneri i saj.
Ajo tregoi se marrëdhënia përfundoi sepse i dashuri i saj nuk ishte i gatshëm të kishte fëmijë, në periudhën sa ishin bashkë.
“U ndava nga i dashuri sepse nuk donte fëmijë”, tha Rita.
Ajo shpjegoi se dëshira për të pasur një familje është shumë e rëndësishme për të dhe nuk mund të qëndronte në një lidhje që binte ndesh me këtë fakt.
Po ashtu, Rita theksoi se ndarja nuk ishte e lehtë, por ishte një vendim i nevojshëm për të qenë në përputhje me veten dhe të ardhmen që dëshiron.
Për më shumë nga ky rrëfim i saj, ndiqni intervistën në linkun më poshtë./GazetaExpress/