string(130) "perplasje-e-zhurme-ne-pressing-pse-po-i-jep-zor-kush-del-i-pari-nuk-bon-me-e-leshu-nuk-eshte-gjithqysh-me-kane-albini-kryeminister"

Gazeta Express

08/05/2025 21:49

Përplasje e zhurmë në Pressing: Pse po i jep zor – Kush del i pari nuk bon me e lëshu – Nuk është gjithqysh me kanë Albini kryeministër

Gazeta Express

08/05/2025 21:49

Në emisionin Pressing në T7 po zhvillohet debat mbi zhvillimet e fundit politike në vend.

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka pasur një përplasje me analistin Xhavit Drenori për postin e kryeministrit të vendit, se cilës parti i takon.

Më poshtë gjeni një pjesë nga debati i tyre:

Tahiri: Qysh 22.5 për qind ia kanë besu që qiky Bedri Hamza mundet me kon kryeministër, qajo përqindje që e ka votu Abdixhikun, besojnë që është kandidat për kryeministër, e qata që e kanë votu AAK e Nismën, menojnë që duhet me kon qata, qiky totali është më I madh

Drenori: Totali nuk zgjedhet qeshtu, kërkund në botë, kur ka qenë PAN’I po,. Këtui secili subjekt e kanë pas programin e kandidatin e vetë.

Tahiri: Pse po abuzon me informata kështu

Drenori: Pse spo ju vjen LDK me bo qeverinë, se nuk është me juve, ajo ma lehtë shkonë me VV se me juve.

Tahiri: Kadale more, po ku pe din. Une se di, neve nuk ka thonë JO, atyne ju tha

Drenori: Po ka thonë as juve as juve

Tahiri: Gjihtkund në botë garohet për me dal I pari e me udhëheq qeverinë, në momentin që i merr gjithë ato vota edhe e len kryeministër dikë tjetër, ajo është hajgare

Parim Olluri: Nuk është gjithqysh që i pari me kon kryeministër

Drenori: Ajo forcë politike që del e para nuk bën me e lëshu postin e kryeministrit se ai tallet me votuesit e vet