string(74) "sali-berisha-do-te-kthejme-parate-te-ju-dhe-do-ndeshkojme-regjimin-e-rames"

Shqiperi

Gazeta Express

08/05/2025 20:45

Sali Berisha: Do të kthejmë paratë te ju dhe do ndëshkojmë regjimin e Ramës

Shqiperi

Gazeta Express

08/05/2025 20:45

Në përmbyllje të fushatës elektorale në Shkodër, Sali Berisha u zotua para qytetarëve se një nga prioritetet e tij do të ishte rikthimi i parave për popullin dhe përmirësimi i kushteve të jetesës. Ai kritikoi ashpër qeverinë e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për shfrytëzimin dhe vjedhjen e pasurisë publike, si dhe për fyerjet ndaj qytetarëve. Berisha kërkoi që më 11 maj të ndëshkohej Rama dhe të ndryshonte ky regjim.

Berisha tha: “Paratë i marrin nga rrogat tuaja, i vënë në rrugë të gjitha për t’u vjedhur. Ndërton saraje dy herë më të mëdha se Enver Hoxha, kopshte katër herë më të mëdha, del dhe flet për çyrykë, autikë, duke fyer. Ja them këtu sot, atë e bën vetëm Maduro, diktatori i Venezuelës e ka në fjalor atë term.”

Ai e vazhdoi fjalimin duke theksuar se qeveria e Ramës është një regjim që meriton të ndëshkohet, dhe se do të vijë koha që të rikthehen paratë te qytetarët dhe të mundësohet një jetë më e mirë për ta. Sipas tij, këto janë disa nga angazhimet e tij për një të ardhme më të mirë:

“Do rikthejmë paratë te ju, do vendosim minimumin jetik 200 euro, pagën minimale 500 euro, kartën e konsumatorit për pensionistët dhe rrogë ulëtit. Do vendosim listën e rimbursimit të ilaçeve të Italisë. Për çdo biznes të vogël, energjia do të jetë 6 lekë. Hapësira publike do jetë 5 herë më lirë se sot, tarifa e ujit do të përgjysmohet.”