Italia i dhuron Shqipërisë dy anije të tjera patrullimi pas “Libra”-s
Shqiperi
Gazeta Express
08/05/2025 20:35
Italia ka vendosur t’i dhurojë Shqipërisë edhe dy anije patrullimi, si pjesë e marrëveshjes për menaxhimin e emigracionit, duke vijuar mbështetjen pas dërgimit të anijes “Libra”. Dhurimi është përfshirë në një amendament të propozuar nga Sara Kelany, përfaqësuese e partisë Fratelli d’Italia dhe drejtuese e departamentit të emigracionit.
Amendamenti është pjesë e një dekreti-ligji që aktualisht po shqyrtohet nga Dhoma e Deputetëve italiane dhe synon të forcojë funksionimin e qendrave të pritjes për emigrantët në Shqipëri. Në fokus është objekti në Gjadër, i cili tashmë funksionon si qendër izolimi për personat që presin riatdhesimin pas refuzimit të kërkesës për azil.