string(75) "turma-te-medha-njerezish-ne-sheshin-e-shen-pjetrit-mirepresin-papa-leon-xiv"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 20:29

Turma të mëdha njerëzish në Sheshin e Shën Pjetrit mirëpresin Papa Leon XIV

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 20:29

Një kardinal u shfaq në ballkonin e Sheshin e Shën Pjetrit për të njoftuar se amerikani Robert Prevost, i cili do të njihet si Papa Leo XIV, ishte zgjedhur me votat e Konklavit për të qenë Papa i ardhshëm.

Menjëherë pas kësaj, Papa i ri u shfaq në ballkon nën brohoritjet e turmave që mbushnin Sheshin e Shën Pjetrit.

Papa 69-vjeçar i lindur në Çikago mbajti fjalimin e tij të parë, duke sjellë një “përshëndetje paqeje” dhe dashurie të Zotit për besimtarët poshtë tij.

Ai i bëri homazh paraardhësit të tij dhe madje foli shkurt në spanjisht për të falënderuar ish-dioqezën e tij.

“Na ndihmoni dhe ndihmoni njëri-tjetrin, ndërtoni ura”, i tha ai turmës prej më shumë se 40,000 njerëzish në Sheshin e Shën Pjetrit.