Florentino Pérez ka aktivizuar një objektiv të ri për të forcuar repartin sulmues të Real Madridit: Viktor Gyökeres.
Klubi madrilen ka hyrë fuqishëm në garën për sulmuesin suedez të Sporting de Portugal, i vendosur të pozicionohet përpara Arsenalit dhe Manchester United, dy klube që gjithashtu kanë shfaqur interes të madh për lojtarin.
Drejtoria sportive e Madridit e konsideron Gyökeres-in si një profil të përkryer për sulmuesin që kërkojnë për të kompletuar një repart ofensiv të nivelit të lartë.
Në moshën 26-vjeçare, sulmuesi skandinav ka shkëlqyer këtë sezon me statistika spektakolare: 52 gola dhe 12 asistime në 49 ndeshje, shifra që e vendosin mes sulmuesve më të rëndësishëm në futbollin europian.
Real Madridi, që është pranë finalizimit të ardhjes së Xabi Alonso-s në pankinë, e sheh suedezin si një pjesë strategjike për të nisur një fazë të re me garanci ofensive.
Pengesa kryesore për klubin “Merengues” është kostoja e lartë e transferimit. Sporting ka vendosur çmimin në 100 milionë euro, por në kryeqytetin spanjoll janë të bindur se mund të marrin një ulje duke negociuar drejtpërdrejt me klubin e Lisbonës.
Prania e Gyökeres-it konsiderohet thelbësore për të plotësuar një sulm që tashmë ka talent, por që ka nevojë për efikasitet përpara portës në rolin e ‘9’-ës.
Interesi i Arsenalit dhe Manchester United, të cilët gjithashtu e shohin nënshkrimin e tij si prioritet, ka ndezur një konkurrencë të drejtpërdrejtë për lojtarin.
Megjithatë, brenda ambientit të Real Madridit mbizotëron optimizmi: t’i ofrosh atij mundësinë për të udhëhequr sulmin e Bernabéu-t dhe për të luftuar për trofe të mëdhenj mund të jetë argumenti vendimtar që e bind lojtarin. Gara për Gyökeres sapo ka nisur dhe në Madrid nuk duan të mbeten pas./GazetaExpress/