string(94) "topalli-akuzon-per-manipulim-votash-ne-greqi-kutite-vijne-te-mbushura-qytetaret-smarrin-zarfet"

Shqiperi

Gazeta Express

08/05/2025 18:08

Topalli akuzon për manipulim votash në Greqi: Kutitë vijnë të mbushura, qytetarët s’marrin zarfet

Shqiperi

Gazeta Express

08/05/2025 18:08

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, ka ngritur sërish shqetësimin për procesin e votimit të shqiptarëve në Greqi në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Ajo i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që votat nga Greqia të trajtohen veçmas dhe të mos përzihen me ato të shteteve të tjera të diasporës, duke akuzuar për manipulim të organizuar.

“Vazhdojmë të kemi skema të krimit zgjedhor. Është kthyer jo në shqetësim, por në një alarm të fuqishëm për integritetin e votës në Greqi. Gjatë kësaj periudhe kemi shprehur shqetësimin tonë të qytetarëve që jetojnë në Greqi, që ata e kanë të pamundur të marrin zarfet. Ata nuk i gjejnë zarfet as në lokalet e kontraktuar nga DHL. Ndërkohë që nuk kanë mundësi të votojnë, këtu në Tiranë vijnë kuti të pafundme me fletë të plotësuara. Nga Greqia vijnë kuti të mbushura, ndërkohë që qytetarët nuk marrin dot zarfet. Ndërkohë nga vendet e tjera numri i kutive është i papërfillshëm. Ajo që kemi dyshuar është që shpërbimin postar aty të nën kontraktorëve po e bën pushteti i Tiranës. Kjo e kthen në një problem të madh manipulimin masiv që po bëhet në Greqi.”