Nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar janë dhënë disa detaje të marrëveshjes tregtare të arritur me ShBA-në.
Është bërë e ditur se do të ketë ulje të tarifave për çelik dhe makina.
“Tarifat e ShBA-së për automjetet e Mbretërisë së Bashkuar ulen menjëherë nga 27.5%, me çelikun dhe aluminin të reduktuar në zero,” ka thënë Starmer, raporton BBC.
Bëhet e ditur se tarifat e eksportit të makinave do të ulen nga 27.5% në 10% – kjo do të zbatohet për një kuotë prej 100,000 makinash të Mbretërisë së Bashkuar, pothuajse totali që Mbretëria e Bashkuar ka eksportuar vitin e kaluar.
Ndërsa, duke përmbledhur marrëveshjen Starmer është shprehur se:
“Kjo është një marrëveshje që do të mbrojë bizneset britanike dhe do të shpëtojë mijëra vende pune në Britani, vende pune vërtet të rëndësishme, të kualifikuara dhe të paguara mirë. Do të heqë tarifat për çelikun dhe aluminin britanik, duke i ulur ato në zero. Do të ofrojë siguri jetësore për sektorin tonë të shkencave të jetës, kaq të rëndësishëm për ekonominë tonë, dhe do të japë akses të paparë në treg për fermerët britanikë pa kompromentuar standardet tona të larta.”
Kryeministri britanik ka thënë se ndërsa ishte duke negociuar për marrëveshjen, fokusi i tij ka qenë në nevojat e punëtorëve te makinave.
Tutje, kryeministri britanik ka folur pak edhe për politikën e tij, duke thënë se ‘refuzimi i aleatëve’ nuk do të jetë kurrë qasja e tij në marrëdhëniet me vendet e tjera.