string(93) "4-te-ndaluar-per-krime-zgjedhore-ne-shqiperi-drejtuesi-i-spak-altin-dumani-ne-shkoder-e-lezhe"

Shqiperi

Gazeta Express

08/05/2025 17:40

4 të ndaluar për krime zgjedhore në Shqipëri, drejtuesi i SPAK Altin Dumani në Shkodër e Lezhë

Shqiperi

Gazeta Express

08/05/2025 17:40

Tre ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një operacion në Shkodër, me qëllim parandalimin e krimeve zgjedhore. Katër persona janë ndaluar me urdhër të SPAK, në kuadër të një aksioni që përfshiu zona si Malësia e Madhe, Barbullush, Bushat, Mjedë dhe Vau i Dejës.

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, ka qenë personalisht në terren në Shkodër dhe më pas në Lezhë, ku zhvilloi takime me strukturat vendore të Task Forcës për Krimet Zgjedhore, si dhe me drejtues të policisë lokale.Operacioni vjen në një klimë të tensionuar politike dhe pas disa denoncimeve për shitblerje votash dhe presion ndaj votuesve, përfshirë edhe akuzat e ngritura nga kandidati i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni. Më herët, kontrolle të ngjashme janë kryer edhe në Elbasan, ndërsa SPAK ka publikuar një bilanc të përditësuar të rasteve të krimeve elektorale në të gjithë vendin.