Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës ka pritur sot fluturimin e tij të parë testues. Ulja e avionit shënoi certifikimin teknik të pistës, ndërkohë që vijon procesi i certifikimit për komponentët e tjerë të aeroportit.
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në këtë ceremoni, e cilësoi projektin si sfidues.
“Projekti s’ka qenë aspak i lehtë. Vetë fakti që i gjithë aeroporti është ngritur mbi terren, për të garantuar një platformë solide të standardeve më të larta ndërkombëtare, tregon punën e madhe të bërë”, deklaroi Rama.
Ndërkohë, Rama njoftoi edhe nisjen e një kompanie të re ajrore shqiptare, “Air Kosova”, e cila sic tha ai do të operojë fluturime nga Aeroporti i Kukësit duke filluar nga janari.
“Kompania është regjistruar dhe së shpejti do të nisë fluturimet nga Kukësi, për të mos u ndalur më. ‘Air Kosova’ do të jetë një tjetër histori suksesi në aviacionin shqiptar”, theksoi Rama.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...