string(90) "a-merr-pjese-ldk-ja-ne-nje-takim-te-thirrur-nga-presidentja-bajrami-varet-per-cfare-ftohet"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 14:42

A merr pjesë LDK-ja në një takim të thirrur nga Presidentja, Bajrami: Varet për çfarë ftohet

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 14:42

Deputetja Hykmete Bajrami tha se LDK është e hapur për një takim me të gjitha partitë parlamentare.

E pyetur nëse LDK do të marrë pjesë nëse presidentja Vjosa Osmani do ta thërriste një të tillë – siç kërkoi dje PDK-ja – Bajrami tha se s’mund ta japë përgjigjen e saktë pa e ditur qëllimin se për çfarë ftohet ky takim, raporton Gazeta Express.

“Jemi të hapur që të jemi prezentë në takime të tilla për të nxjerrë vendin nga ngërçi institucional. Varet se për çfarë ftohet dhe çfarë qëllimi do të ketë. Nuk mund të jap përgjigje në pyetje hipotetike. Ka qenë propozim i yni që të gjitha partitë parlamentare të mblidhen diku për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik”.

Bajrami tha se një propozim për takim të të gjitha partive parlamentare e ka dhënë LDK me synimin që ai të shërbejë për të nxjerrë vendin nga ngërçi institucional.

“S’e kemi bërë për protagonizëm sepse t’u them të drejtën nuk na ka takuar edhe si partia e tretë, e kemi bërë thjesht për shkak të përgjegjësisë që marrim, për shkak të votuesve tonë, por edhe të gjithë qyt e Kosovës që të japim një opsion për të nxjerrë vendin nga ngërçi institucional.”.

Partia Demokratike e Kosovës dje pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë ka propozuar një takim me të gjitha subjektet politike parlamentare që do ta thërriste presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Në këtë frymë, konsiderojmë se Presidentja e Republikës, si institucion mbi-partiak dhe me mandat legjitim, mund të ndërmarrë hapat e nevojshëm për thirrjen e një takimi me të gjitha subjektet politike parlamentare. Një tryezë gjithëpërfshirëse, mund të jetë hapi i duhur për gjetjen e rrugëdaljes nga kriza institucionale”.

Osmani më parë kishte shprehur gatishmërinë për t’i mirëpritur liderët partiakë për të diskutuar mbi hapat zhbllokues të institucioneve të vendit.