Fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli pritet nga Rama, kryeministri: Syri i keq plasi se Baca zbriti
Lajme
Gazeta Express
08/05/2025 13:11
Sot u realizua fluturimi i parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.
Behgjet Pacolli zbriti në pistën e aeroportit të Vlorës, ku u prit nga kryeministri Edi Rama.
Rama tha se syri i keq plasi se “Baca” zbriti.
“Syri i keq plasi se Baca zbriti, po shkon njëherë në Vlorë që ta shohë Vlora dallëndyshen e parë që lajmëron një pranverë në të gjitha sezonet e aeroportit”, tha ai, raporton Top Channel.