string(101) "zbulimi-i-ri-shkencor-si-egjiptianet-e-lashte-perdornin-sisteme-hidraulike-per-ndertimin-e-piramidave"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 13:01

Zbulimi i ri shkencor: Si egjiptianët e lashtë përdornin sisteme hidraulike për ndërtimin e piramidave

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 13:01

Shkencëtarët besojnë se egjiptianët para 4.700 vjetësh përdornin metoda të avancuara për ndërtimin e piramidave, duke përfshirë sisteme hidraulike ngritjeje dhe një mënyrë specifike ndërtimi me shtresa. Një hulumtim i ri arkeologjik sjell një teori që mund të ndryshojë plotësisht kuptimin deri më tani se si egjiptianët e lashtë i ndërtuan piramidat.

Sipas hulumtimeve mbi piramidën e faraonit Djoser, shkencëtarët tani besojnë se ajo mund të jetë ndërtuar duke përdorur një mekanizëm hidraulik që ngrinte blloqet e gurëve nëpërmjet qendrës së piramidës, në mënyrë të ngjashme me mënyrën se si dalin lavat nga një vullkan. Zbulimi kyç ndodhet nën vetë piramidën – është një hapësirë vertikale e njohur, për të cilën besohet se është përdorur për të ngritur blloqet me forcën e ujit.

Teoritë e mëparshme kanë qenë kryesisht të bazuara në idenë se punëtorët transportonin blloqet e mëdha të gurëve duke i tërhequr dhe duke përdorur rampa. Megjithatë, hulumtimet e reja sugjerojnë se egjiptianët mund të kenë përdorur edhe metoda inxhinierike më sofistikuara që më parë nuk ishin marrë parasysh.

Studimin e udhëhoqi Dr. Ksavije Landro nga Instituti Paleoteknik i Francës CEA, në bashkëpunim me një ekip hidrologësh. Duke përdorur pamje radarike satelitore, ata identifikuan një strukturë të njohur si Gisr el-Mudir, një kompleks guri për të cilin ata thonë se ka të gjitha karakteristikat teknike të nevojshme për të kontrolluar përmbytjet dhe sedimentet. Dr. Landro shpjegon se ky sistem ka mundur të drejtojë ujin pa sediment në një mekanizëm hidraulik brenda piramidës.

Kjo ngrit pyetjen se si mund të funksiononte një sistem që varet nga uji në një shkretëtirë. Përgjigjja ndodhet në kushtet klimaterike të kohës. Gjatë Dinastisë së Tretë, Afrika e Veriut ishte ndjeshëm më e lagësht se sot, çka mundësoi më shumë shi, vegjetacion dhe ujë të disponueshëm. Sipas Dr. Landros, para Dinastisë së Katërt, Egjipti kishte më shumë probleme me përmbytjet se sa me mungesën e ujit.

Ky zbulim hap perspektiva të reja në kuptimin e metodave të avancuara inxhinierike që egjiptianët përdorën para disa mijëra vjetësh.