string(121) "dimal-basha-i-kerkon-ndjese-szalait-te-reportereve-pa-kufij-dhe-pastaj-e-sulmon-orgnaizaten-perseri-per-raportin-e-fundit"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 12:36

Dimal Basha i kërkon ndjesë Szalait të Reporterëve pa Kufij dhe pastaj e sulmon orgnaizatën përsëri për raportin e fundit

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 12:36

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, përmes një shkrimi në profilin e tij në ‘facebook’ ka sulmuar drejtuesin e zyrës së Reporterëve pa Kufij për Ballkanin Perëndimor, Pavol Szalai, duke iu referuar gabimisht si “hungarez”, shkruan Express.

Basha i ka kërkuar faljet Szalait për heqjen e origjinës, ndërkohë në të njëjtin reagim ka sulmuar përsëri organizatën Reporterët pa Kufij për raportin e fundit në të cilin Kosova ka pësuar një rënie të madhe dhe në rajon renditet edhe më keq se Serbia.

Bashës për sulmin e par ndaj Szalait i kishte reaguar edhe ECMPF duke thënë se sulmet vetë, e bëjnë situatën edhe më të keqe./GazetaExpress/