Lautaro Martinez rrezikonte të mos merrte pjesë në ndeshjen e vitit, ajo që për një çast u transformua në ndeshjen më të pabesueshme në vitet e fundit për Interin.
Dhe në fund ai i shtrëngoi dhëmbët dhe ishte në gjendje të ishte protagonist në rrëmbimin e finales së Ligës së Kampionëve.
Kurrë më parë sikur sivjet, Lautaro do të jetë në garë të plotë për mirënjohjen individuale më prestigjioze në botë, më saktësisht Topin e Artë”, shkruan mediumi italian “La Gazzetta dello Sport”, përcjell “Gazeta Express”.
Në tetor të vitit të kaluar argjentinasi mbeti i dëshpëruar me vendin e shtatë, por këtë radhë me triumfin eventual në Champions si protagonist dhe pa kompeticione të rëndësishme të Kombëtareve në program, kandidatura e tij do të ishte mjaft bindëse.
Në sfida si ato kundër Barcelonës dhe Bayernit, reputacioni i tij si “killer” para portës arriti edhe në Evropë.
Deri tash në këtë edicion ai i ka realizuar 9 gola, njëjtë si rekordi i Hernan Crespos në sezonin 2022/03.
Gjithnjë sipas “La Gazzetta dello Sport”, për momentin me më shumë gjasa për ta fituar Topin e Artë janë finalistët e Championsit, Lautaro, Donnarumma e Dembélé.
Në finale, argjentinasi duhet të jetë sërish protagonist, natyrisht me gjendje më të mirë fizike.
Lëndimi në Barcelonë ishte i dhimbshëm, por “El Torro” ia doli megjithatë edhe pse luajti me 60 për qindëshin e tij të formës fizike.
Ai të dielën do të pushojë kundër Torinos, ndërsa stafi mjekësor do të mundohet ta bëjë gati për dy ndeshjet me Lazion e Comon, por që objektivi është që të jetë në 100 për qindëshin e tij për finalen e Ligës së Kampionëve, të cilën Zikaltrit synojnë ta fitojnë.
Ky do të ishte një gëzim i dyfishtë për Lautaron, i cili do ta përforconte kandidaturën për Topin e Artë, krahas suksesit të jashtëzakonshëm për ta fituar trofeun e Championsit. /Gazeta Express