string(112) "ushtaret-amerikane-te-kfor-it-trajnohen-me-anetaret-e-sherbimit-te-kerkim-shpetimit-per-menaxhim-te-emergjencave"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 12:22

Ushtarët amerikanë të KFOR-it trajnohen me anëtarët e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit për menaxhim të emergjencave

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 12:22

Ushtarët amerikanë të KFOR-it, të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të misionit, u bënë bashkë me anëtarët e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (një organizatë vullnetare që ofron ndihmë dhe shpëtim në zonat malore të Kosovës), për të zhvilluar trajnim të përbashkët për menaxhimin e emergjencave.

KFOR tha se ky trajnim praktik dhe shkëmbimi i njohurive mes ekspertëve ndihmon në rritjen e gatishmërisë dhe bashkëpunimit ndërmjet trupave të KFOR-it dhe agjencive lokale të reagimit të parë në raste emergjente.

“Trajnimi përfshiu kujdesin mjekësor të parë, shpëtimin në lartësi të mëdha dhe në zona malore, zbritje me litar (rappelling), si dhe trajnim për zhytësit”, thuhet në njoftim/

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë./Express/