Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka sulmuar përmes një postimi në ‘facebook’ udhëheqësin e zyrës së Reporterëve pa Kufij për Ballkanin Perëndimor, Pavol Szalai, pasi ky i fundit ka folur për mediat në Kosovë lidhur me gjendjen e rënduar të lirisë së mediave dhe gjetjet e raportit vjetor të RSF-së, shkruan Gazeta Express.
“Reporterët pa Kufij” iu përgjigjen sulmeve: Mënyra si veproi Qeveria pasi doli Raporti i vërtetoi gjetjet tona, Kurti e ka përkeqësuar situatënhttps://t.co/ahBS5dwB3n
— Gazeta Express (@gazetaexpress) May 7, 2025
Basha i është referuar Szalait si “hungarez” dhe i ka kërkuar të merret me problemet në “shtetin e tij”.
Megjithatë në profilin e Szalait në “X”, shkruhet qartazi që është i lindur në Sllovaki, gjë për të cilën deputetit Basha i ka reaguar edhe ECPMF, duke i quajtur si “Deklarime të rreme për origjinën e Pavol Szalait”.
Gjithashtu ECMPF kanë kërkuar nga Qeveria Kurti që t’i marrin seriozisht gjetjet e raporteve dhe kanë thënë se sulmet ndaj anëtarëve të organizatave vetëm sa e përkeqësojnë situatën.
“Sulmet ndaj anëtarëve të stafit të organizatave ndërkombëtare nuk ndihmojnë — ato vetëm sa e përforcojnë mjedisin e rrezikshëm me të cilin përballen gazetarët dhe aktivistët në Kosovë”, thuhet në reagimin e ECPMF.
We are deeply disturbed by the lengths to which members of Kosovo’s ruling party, Vetevendosje, are willing to go — most recently MP Dimal Basha’s false claims about the origin of @pavolszalai from @RSF_inter — following Kosovo’s ranking of 99th in the RSF Press Freedom Index. pic.twitter.com/3I6MmZ7pDC
— European Centre for Press and Media Freedom (@ECPMF) May 8, 2025