string(96) "dy-shtetas-serbe-hyne-ilegalisht-ne-mal-te-zi-dyshohet-se-pergatitnin-nje-krim-te-rende-ne-budve"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 9:22

Dy shtetas serbë hynë ilegalisht në Mal të Zi, dyshohet se përgatitnin një krim të rëndë në Budvë

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 9:22

Policia e Malit të Zi ka njoftuar se ka parandaluar një krim të rëndë të mundshëm në Budvë, duke ndaluar dy shtetas serbë, Novak Pecanac (19) dhe Nemanja Pantelic (28), të cilët kishin hyrë ilegalisht në vend. Dyshohet se ata kishin përgatitur një motor të fshehur, pa targa, me çelës në bravë, për të përdorur në një veprim kriminal.

Pobjeda raporton se pas verifikimeve, rezultoi se Pantelic ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar për disa vepra penale në Serbi, përfshirë vrasje të rëndë dhe trafik droge. Pecanac gjithashtu rezulton me precedentë penalë dhe do të deportohet, ndërsa Pantelic do t’i dorëzohet autoriteteve serbe. Ai fillimisht ishte prezantuar me identitet të rremë dhe nuk kishte dokumente.

Përveç dy shtetasve serbë, është arrestuar edhe Ilija Pavlovic (35), banor i Budvës dhe anëtar i një grupi të organizuar kriminal (OKG), i dyshuar për lidhje me përgatitjen e një krimi të rëndë.

I njëjti raportohet se  kishte ndërhyrë në aksionin e policisë.

Pavarësisht paralajmërimeve për përgatitje të një likuidimi, autoritetet ende nuk kanë publikuar provat konkrete që lidhen me planin e dyshuar kriminal. Megjithatë, sipas Policisë dhe zyrtarëve të sigurisë, aksioni ka parandaluar një aktivitet të rëndë kriminal të lidhur me grupet e organizuara.

Policia dhe Prokuroria kanë njoftuar se do të vazhdojnë hetimet për të zbuluar plotësisht të gjitha rrethanat e pranisë së këtyre personave në territorin e Malit të Zi dhe lidhjet e tyre me grupet kriminale.