Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën është arrestuar një i mitur në Graçanicë.
Sipas njoftimit të policisë, i mituri kishte publikuar disa video me përmbajtje denigruese seksuale.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.
“Graçanicë 07.05.2025 – 21:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi i njëjti në rrjetet sociale kishte publikuar disa video me përmbajtje denigruese seksuale. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Ndërsa rasti është hapur si “shfrytëzim seksual dhe keqtrajtim i fëmijëve”.