string(69) "notat-e-futbollisteve-ja-kush-ishte-me-i-miri-ne-ndeshjen-psg-arsenal"

Sport

Gazeta Express

08/05/2025 7:15

Notat e futbollistëve, ja kush ishte më i miri në ndeshjen PSG-Arsenal

Sport

Gazeta Express

08/05/2025 7:15

Paris Saint-Germain ka kaluar në finale, aty ku do të përballet me Interin, pasi eliminoi Arsenalin me rezultat të përgjithshëm 3-1 nga Liga e Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar në “Parkun e Princave” u mbyll me fitoren e PSG-së prej 2-1, me golat që u shënuan nga Fabian Ruiz dhe Achraf Hakimi, ndërsa për anglezët shënoi Bukayo Saka.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte David Raya i Arsenalit, që priti shumë gjuajtje dhe madje edhe penallti, duke u vlerësuar me notën 8.0.

Te PSG më i miri ishte Ruiz me notën 7.8, duke u përcjellë nga Hakimi me 7.5 dhe Donnarumma me 7.3.

Më i dobëti në fushë ishte Lewis Skelly me notën 5.9.