string(84) "arrestohet-i-mituri-ne-dragash-mbante-veshur-bluzen-me-mbishkrimin-kosovo-i-metohija"

Gazeta Express

07/05/2025 20:57

Arrestohet i mituri në Dragash, mbante veshur bluzën me mbishkrimin ‘’Kosovo i Metohija’’

Gazeta Express

07/05/2025 20:57

Një 17-vjeçar është arrestuar të enjten në fshatin Rapç të Dragashit, në një manifestim tradicional ku morën pjesë mijëra qytetar nga kjo zonë.

Këtë për Gazetën Express e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.

“Në manifestim është vërejtur një i ri  17-vjeçar me një bluzë me hartën e Kosovës me mbishkrimin në çirilice ‘Dragash, Kosovo i Metohija’ me hartën e Kosovës në prapavijë”, ka thënë Bytyqi.

Bytyqi tha se i mituri pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.

Kundër të njëjtit është filluar procedura hetimore për veprën penale ” nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.